-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

6 fakte për Xherdan Shaqirin

Kryesoret

Xherdan Shaqiri, futbollisti kosovar i Chicago Fire, është ndër më të pëlqyerit nga të gjithë tifozët shqiptarë pa marrë parasysh ekipin që pëlqejnë. Ai me ekipet e tij është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve.

Paraqitjet e tij në kombëtaren e Zvicrës por edhe në ekipet ku ai ka luajtur ka bërë që të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve, sidomos me gjestin e fundit që bënë bashkë me Granit Xhakën duke bërë shqiponjën në Rusi, ku Zvicra po lunate kundër Serbisë.

Shaqiri, ka lindur në Gjilan të Kosovës nga prindër kosovarë. Ai emigroi në Zvicër në vitin 1992 me prindërit e tij dhe me tre vëllezërit dhe motrat e tij.

Më poshtë ju sjellim 6 fakte të rralla për futbollistin me prejardhje kosovare:

1. Faqja zyrtare e FIFA-s e përshkruan Shaqirin si të paparashikueshëm me topin, i aftë me të dy këmbët dhe me një vizion të shkëlqyer.

2. Nëna e Xherdanit pas emigrimit në Augst të Zvicrës ka punuar si pastruese, dhe të njëjtën punë e ka bërë edhe futbollisti duke ndihmuar atë.

3. Shaqiri shënoi golin e parë ndërkombëtar më 7 shtator 2010 në ndeshjen hapëse të Zvicrës në kualifikueset e UEFA-s “Euro 2012” kundër Anglisë.

4. Ai e ka pseudonimin “Messi alpin” dhe “xhuxhi magjik”.

5. Shaqiri me ekipet e tij është dy herë fitues i Ligës së Kampionëve. Herën e parë te klubi gjerman Bayern Munich në sezonin 2012–13, dhe së dyti me Liverpoolin në vitin 2019.

6. Shaqiri dhe Xhaka u gjobitën nga FIFA me 10,000 franga zvicerane “për sjellje josportive në kundërshtim me parimet e fair-play”, për të cilën shqiptarët menjëherë u shprehen të gatshëm për t’i mbledhur ato para, gjë që u refuzua nga kombëtarja e Zvicrës dhe futbollistët kosovarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit