Një ngjarje e dyshimit ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë. Një person gjatë ecjes së tij ka hedhur një shishe me lëndë djegëse pranë një makine të parkuar.
Lënda djegëse ka marrë flakë, por falë ndërhyrjes, zjarrfikësit kanë arritur ta shuajnë. Sipas policisë, makina është në pronësi të shtetasit Taulant Tusha, drejtori i UKT-së
Njoftimi i policisë:
Më datë 25.03.2022, në afërsi të Bashkisë Tiranë, një shtetas akoma i paidentifikuar që po lëvizte me biçikletë, ka hedhur një shishe, dyshohet me lëndë djegëse, poshtë mjetit të parkuar në pronësi të shtetasit T. T.
Zjarri është fikur pa shkaktuar dëme. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.