-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Je skizofrene”! Gjykata “shuplakë” Salianjit: Fyeve Kokalarin, jepi 50 mijë lekë

Kryesoret

Gjyqtari Erion Bani ditën e sotme ka dënuar deputetin demokrat Ervin Salianji me 50 mijë lekë gjobë për fyerje kundër Evi Kokalarit, e cila është mbështetëse e Sali Berishës dhe pjesë e grupit të Rithemelimit të PD-së që u formua në Kuvendin e 11 Dhjetorit të vitit të kaluar.

Por cfarë tha deputeti i PD-së?

Ervin Salianji u shpreh në një nga deklaratat për mediat vitin e kaluar kur “lufta” mes PD-së zyrtare dhe “Foltores” arriti kulmin, se Evi Kokalari është skizofrene dhe për këtë është dënuar për fyerje duke rrëzuar padinë për shpifje për burrin.

Një që ka ngjitur në Foltore Berisha, është si Shën Eleonora që e mbante veten për të shenjtë, një që ka gjithë elementët e skizofrenisë dhe ajo nuk mund të bëjë copë asnjë njeri, pasi nuk bën copë një njeri që është në këto përmasa, e zhytur shumë në këto fekalet, nuk bën dot.

Janë njerëz pa përfaqësim. Kokalari është një emigrante e papunë, bashkëshorti i saj është i përfshirë në partinë Agimi i Artë, i financuar nga qarqe antishqiptare. Janë njerëz më shumë se të shpifur, nuk kanë asnjë kontribut në PD”, u shpreh Salianji.

Sot gjykata e dënoi me 50 mijë lekë gjobë që duhet t’i paguajë brenda vitit dhe shpenzimet e gjyqit ose ta apelojë vendimin brenda 15 ditëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit