Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për Operacionin Forca e Ligjit të premten e 25 marsit.
OFL-ja përfundoi në Kushtetuese, pasi është denoncuar për një aksion të saj si antikushtetues.
Ajo është denoncuar nga shtetasi Edlir Hysenaj, i cili pretendon se sekuestrimi i automjetit të tij nga Operacioni është kundër ligjit.
Kështu Gjykata ka rrëzuar pretendimin e Hysenajt.
Bëhej fjalë për aktin normative numër 1 të datës 31 janar 2020, ku i është sekuestruar automjeti shtetasit Hysenaj vetëm me pretendimin se vëllai i tij është i skeduar për drogë në shtetin e Gjermanisë.
Operacioni Forca e Ligjit
Të hënën e 3 shkurtit 2020, njësia special policore e quajtur OFL dolën në terren për të zbatuar ligjin special të miratuar nga Qeveria, ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar.
Të trajnuar për më shumë se 6 muajsh, OFL-ja ishte skuadra që do të luftojë kriminelët dhe pasuritë e tyre.
Kjo strukturë ka qenë ekzistuese në Policinë e Shtetit, por me krijimin e SPAK-ut, do të zbatojë ligjin special të miratuar me akt normativ nga Qeveria, e njohur si paketa Anti-KÇK , e cila kishte efekt të përkohshëm deri më 31 dhjetor 2020.
OFL-ja parashikon kontrollin e pasurive të personave që janë dënuar për vepra të rënda penale në vitet e shkuara, si dhe sekuestrimin e pasurive të tyre në rastet e dyshimeve.
Struktura ishte në varësi të drejpërdrejtë të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe drejtohej nga drejtori i Departamentit të Policisë Kriminale.
Kjo strukturë, së bashku me Drejtorin e Policisë, merr fuqi ligjore që i lejojnë të anashkalojnë Prokurorinë dhe Gjykatën. Ajo kishte në përbërje të saj punonjës të Policisë së Shtetit dhe ekpertë të fushave të ndryshme.