Një rrëfim tronditës në emisionin “Me zemër të hapur” në ‘News24’. Bëhet fjalë për Valbona Hysenin, e cila u rrëzua dje nga ballkoni pikërisht nga bashkëjetuesi i saj, pasi e kishte dhunuar.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Kamëz dje.
Për ngjarjen në fjalë akuzohet Dilaver Idrizi.
Hyseini tregoi se është ndjerë e kërcënuar dhe e dhunuar er 15 vite radhe nga bashkëjetuesi i saj.
“Mos trego, thuaj jam varur te telat e ballkonit, dhe më ra tensioni. S’më linte, aty rrite te koka. Thoshte; mos ju trego njerëzve, se do të vras. S’më linte t’i tregoja askujt. Tani e mësuan. Kërcënoi vëllain tim. I thash mos më kërcëno vëllain. Aty nisi, i thash që do të denoncoj, s’duroj dot më. Reagoi dhe tha; ja tregove njerëzve të tu?! Mirë bërë, se do të gjejnë burrë tjetër. Dilaveri më ka dhunuar 15 vite rresht”, tha gruaja.