Një incident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në spitalin rajonal të Lezhës. Njëri prej personave që po prisnin në radhë për t’u vizituar ka nisur një konflikt për radhën dhe për pasojë ka goditur recepsionistin e spitalit, duke thyer kështu derën e xhamin e derës..
Si pasojë e incidentit ka marrë lëndime të lehta punonjësja e sportelit. Policia ka shkuar me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për identifikimin e autorit i cili është larguar në drejtim të paditur.