-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut pas testimit të raketës, “po përgatitemi për SHBA-të”

Kryesoret

Koreja e Veriut ka pranuar testimin e raketës së saj më të madhe balistike ndërkontinentale (ICBM) me urdhër të liderit Kim Jong Un.

Kjo sipas saj, për të forcuar mbrojtjen e saj dhe për t’u përgatitur për një “konfrontim të gjatë” me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kim, i veshur me një xhaketë lëkure të zezë dhe syze dielli, mbikëqyri lëshimin të enjten të asaj që u përshkrua si një “lloj i ri” i ICBM, Hwasong-17.

Testi i parë i plotë i ICBM nga Koreja e Veriut e armatosur me armë bërthamore që nga viti 2017 solli dënimin e shpejtë nga Koreja e Jugut dhe Japonia, si dhe nga SHBA-të.

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, e dënoi nisjen si një “shkelje të qartë” të rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Sipas mediave shtetërore, arma u nis nga Aeroporti Ndërkombëtar i Phenianit, udhëtoi deri në një lartësi maksimale prej 6 mijë e 248 km dhe fluturoi një distancë prej 1 mijë e 90 km (680 milje) gjatë një fluturimi 67-minutësh.

“Kim urdhëroi testin për shkak të tensionit ushtarak të përditshëm në dhe rreth gadishullit Korean dhe pashmangshmërisë së konfrontimit të gjatë me imperialistët amerikanë të shoqëruar nga rreziku i një lufte bërthamore”, tha agjencia zyrtare shtetërorë e e lajmeve KCNA.

Nga ana tjetër, Kim theksoi se “shfaqja e armës së re strategjike të DPRK-së do ta bënte të gjithë botën të vetëdijshme për fuqinë e forcave tona të armatosura strategjike”.

Koreja e Veriut ka kryer gati një duzinë prova raketore që nga fillimi i vitit që analistët thonë se synojnë të detyrojnë SHBA-në të pranojnë Korenë e Veriut si një fuqi bërthamore dhe të heqin sanksionet ndërkombëtare që kishin gjymtuar ekonominë edhe përpara se Pheniani të mbyllte kufijtë e saj, sepse të pandemisë së coronavirusit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit