-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova në ditë zie në nderim të ish-Sekretares amerikane Madeleine Albright

Kryesoret

E premtja e 25 marsit është shpallur ditë zie në Kosovë në nderim të ish-Sekretares së Amerikës, Madeleine Albright, e cila ndërroi jetë dy ditë më parë më 23 mars.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka shpallur këtë ditë – ditë zie, ndërsa lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Për shkak se ka ndërruar jetë Madeleine Albright e cila ka dhënë kontribut që s’do ta harrojmë si popull për lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë, presidentja e ka shpallur ditë zie të premten, dhe në konsultim me kryetarët e grupeve parlamentare këtë seancë e zhvendosim për ditën e hënë”, ka thënë Konjufca.

“Në shenjë respekti shtetëror, dita e premte, datë 25 mars 2022, shpallet ditë zie në Republikën e Kosovës për të kujtuar miken e madhe të Kosovës, Madeleine Albright e cila u nda nga jeta dje”, ka thënë Presidentja e Kosovës  Vjosa Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit