Ministri i Jashtëm i Ukrainës i ka bërë jehonë kësaj, duke nënvizuar në një deklaratë se ende nuk ka konsensus me Moskën për çështjet kryesore.
Dmytro Kuleba tha gjithashtu se ukrainishtja do të mbetet gjuha e vetme shtetërore e vendit.
Kuleba tha se Ukraina nuk ka ndërmend të heqë dorë nga kërkesat e saj.
“Ne insistojmë, para së gjithash, për një armëpushim, garanci sigurie dhe integritet territorial të Ukrainës”, tha ai.
Më herët, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se negociatorët ukrainas dhe rusë kishin rënë dakord për katër nga gjashtë çështjet kryesore që po diskutoheshin gjatë bisedimeve të paqes, por se mosmarrëveshjet territoriale në rajonin lindor të Donbasit dhe gadishullin e Krimesë mbeten.