Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Egaleo të Greqisë ku tezja ka hedhur nga ballkoni dy mbesat e saj, 2 dhe 5 vjeç.
Pas ngjarjes ajo është hedhur dhe vetë nga ballkoni.
Mediat greke thane se ajo shkoi në shtëpinë e motrës dhe për arsye ende të paditura kreu atë akt.
Nëna e fëmijëve është në gjendje shoku, ndërsa fëmijët po trajtohen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Tezja e tyre është transferuar në Thriasio.