Nëse ka një komb që e kupton mundimin e Ukrainës, është Polonia, e cila mirëpret presidentin amerikan, Joe Biden, të premten e 25 marsit si pjesë e misionit të tij emergjent për të mbështetur mbrojtjen e NATO-s, pas pushtimit brutal të Rusisë.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), paralajmërimet e Biden-it se demokracia është nën cenim nga autokratët kërcënues mund të duken të largëta, edhe pas kryengritjes së ish-presidentit, Donald Trump në Capitol dhe përpjekjes për të vjedhur zgjedhjet e 2020-ës.
Por në Poloni, e cila është fqinje me Ukrainën, liria është mjaft e freskët për të qenë ende një risi.
Në një histori torture e shekullit të XX-të, vendi – i ndarë midis Lindjes dhe Perëndimit – u pushtua vazhdimisht, u sundua nga tiranë të huaj dhe pa miliona njerëz të tij të spastruar ose të dëbuar si refugjatë nga shtëpitë e shkatërruara nga lufta.
Polonia e gjen sërish veten në vijën e parë të konfliktit.
Është në vijën ndarëse midis shteteve në klubin e NATO-s, të cilit tani i përket, dhe orbitës ruse të Presidentit Vladimir Putin, e cila përfshin një fqinj tjetër polak, Bjellorusinë.
Polonia ka hapur kufijtë e saj për më shumë se 2 milionë nga afro 3.7 milionë ukrainas që kanë ikur nga sulmi i Putin-it dhe lufta iu afrua kufijve të saj me një sulm rus në një bazë në Ukrainën perëndimore në fillim të këtij muaji.
Ndërsa kërcënimi i Putin-it u rrit në vitet e fundit, Polonia priti rotacione të trupave dhe avionëve amerikanë.
Në shkurt, përpara se Putin-i të pushtonte Ukrainën, Polonia ishte një nga vendet ku Biden urdhëroi 3 mijë trupa për të forcuar krahun lindor të aleancës.