Rusia pranoi sot vdekjen e 1,351 trupave që nga fillimi i ofensivës së saj ushtarake në Ukrainë një muaj më parë, duke akuzuar vendet perëndimore se kanë bërë një “gabim të madh” që kanë furnizuar me armë Kievin.
“Gjatë operacionit special ushtarak, 1,351 ushtarë u vranë dhe 3,852 u plagosën ,” tha Sergei Rudskoi, zëvendës shefi i shtabit të vendit, në një konferencë shtypi.
Një shifër shumë larg nga ajo që NATO ka deklaruar për ushtarët rusë të vrarë në luftë.
Sipas NATOS në frontin e luftës janë vrarë 7 mijë deri në 15 mijë ushtarë rusë.