Zgjerohet harta e infektimeve me gripin e shpendëve në Shqipëri. Sot është konfirmuar gripi i shpendëve edhe në fshatrat e Divjakës.
Analizat e dërguara në Tiranë nga veterinerët e zonës dolën pozitive. Rasti u konfirmua në fshatin Gurë të Divjakës, ku 60 pula rezultuan se ishin të prekura nga gripi i shpendëve.
Deri tani përpos Divjakës janë konfirmuar raste në qarkun e Durrësit, Dibrës dhe Korçës.