Presidenti i SHBA-së, Joe Biden vazhdon vizitën në Europë. Ai është takuar me ministrat ukrainas dhe qeverinë polake si pjesë e vizitave të tij europiane këtë javë.
Pas përfundimit të takimeve të tij zyrtare, ai shkoi në stadiumin kombëtar të Polonisë për të takuar refugjatët e larguar nga lufta.
Presidenti i SHBA-së Joe Biden u takua gjithashtu në Varshavë edhe me vullnetarë nga Europa dhe Shtetet e Bashkuara.