Marrëdhënia e dashurisë mes Adriana Matoshit dhe futbollistit afrikan Keith Groeneveld është komentuar gjatë në mediat rozë. Kjo sepse ndjekësit e shumtë e kanë kritikuar deputeten kosovare për shkak të diferencës së moshës me futbollistin, por ajo ka treguar se me të ndihet e lumtur dhe nuk ndikohet aspak nga komentet negative.
Mirëpo, kohët e fundit nisën të qarkullonin lajme se ata i kanë dhënë fund historisë së dashurisë që zgjati pothuajse dy vjet. Ndonëse burimet pranë tyre mohuan një gjë të tillë, dyshimet u përforcuan pasi fshinë njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.
Sakaq, Keith konfirmoi ndarjen për Prive, tha se: “Kemi arsyet tona që na dërguan në vendimin që ndarja ishte gjëja më e duhur për ta bërë. Edhe pse nuk jemi bashkë, në çdo herë do ta kemi njëri-tjetrin në zemrat tona deri në ditën e fundit.”