Teksa ditën e sotme PD zhvilloi foltoren e radhës para kryeministris, nga podiumi fjalën e mori lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha.
Fjala e Berishës
Sot Edi Rama nxin siç nxinte dikur diktatori gjakatar Enver Hoxha, ky është diktatori i drogës i shqiptarët. Ndaj shqiptarët duhet t’i rezervojnë të njëjtin fat si Hoxhës. Nuk ka alternativë tjetër veçse të jap dorëheqjen. Ti që fshihesh pas Lubiës, je i pashpresë sepse edhe Lubia edhe ti do shkoni atje ku e keni vendin. Sovrani prej zverku do t’ju kap juve.
Thirrja ime është për të rinjtë dhe të rejat e këtij vendi, kombi sot ka nevojë më shumë se kurrë për ju, për guximin dhe trimërinë tuaj. Mos harroni se në momentet më kritike, të rinjtë kanë qenë shpëtimi. Ndaj të bashkohemi më 10 shkurt për t’i dhënë mësimin e merituar narkokracisë së Tiranës për të përcjell në Shqipëri dhe mbarë boten mesazhin e fitores dhe triumfit tonë.









