-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dy turq me viza false arrestohen në aeroportin e Prishtinës

Kryesoret

Policia e Kosovës ka arrestuar dje dy shtetas turq në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”. Kjo pasi ata dyshohet se prezantuan viza të falsifikuara.

Në rastin e parë një shtetas turk prezantoi një vizë gjermane në pasaportën turke që dyshohet të jetë e falsifikuar. I dyshuari është dërguar në qeli.

“Aeroporti i Prishtinës, 25.03.2022 – 10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi në kontrollin e dokumenteve ka prezantuar vizën gjermane në pasaportën turke që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qeli”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq në një rast tjetër është arrestuar një shtetas turk pasi gjatë kontrollit të dokumenteve ka prezantuar vizën austriake në pasaportën turke, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Edhe ai me vendim të prokurorit është dërguar në qeli.

“Aeroporti i Prishtinës 25.03.2022 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që në kontroll të dokumenteve ka prezantuar vizën austriake në pasaportën turke, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në qeli”, thuhet në njoftim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit