Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan foli në telefon me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke diskutuar situatën në Ukrainë dhe negociatat midis Moskës dhe Kievit, tha zyra e Erdoganit të premten vonë. Erdogan i tha homologut të tij se ai kishte ngritur mbështetjen e Turqisë për integritetin territorial të Ukrainës në një samit të fundit të NATO-s.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje vendeve prodhuese të energjisë të shtunën të rrisin prodhimin në mënyrë që Rusia të mos përdorë pasurinë e saj të naftës dhe gazit për të “shantazhuar” kombet e tjera.
Duke iu drejtuar konferencës ndërkombëtare të Forumit të Dohas perms videos, Zelensky tha gjithashtu se asnjë vend nuk është i siguruar kundër goditjeve nga ndërprerjet në furnizimin me ushqime që ndodhin për shkak të pushtimit rus të vendit të tij.