Trajneri Edi Reja nuk e fsheh aspak zhgënjimin për rezultatin e sotëm në Barcelonë, ku sipas djemtë e tij meritonin një rezultat të ndryshëm nga humbja, veçanërisht në mënyrën sesi erdhi.
“Një nga zhgënjimet me të mëdha të karrierës, djemtë meritonin një çmim për punën që po bënin. Na mungon ende diçka sepse nuk arrijmë të konkretizojmë”, deklaroi tekniku italian i Kombëtares.
“Pashë në telefon golin e tyre dhe ishte jashtë loje, kjo më shton inatin sepse mendoj se luajtëm mirë kundër një ekipi të madh. Por në qoftë se do të përmirësojmë edhe disa gjera të vogla, do shkojmë përpara”, shtoi ai.