-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

EMRI/Kapet 33-vjeçarja në Kombinat për prostitucion, bashkë me të edhe tutori

Kryesoret

Ditën e sotme policia ka arrestuar 3 qytetarë për prostitucion. Bëhet fjalë për dy vajza të cilat vet ofroheshin për shërbime seksuale kundrejt parave dhe një 24 vjeçar, i cili quhet Albi Zela ishte ai që u gjente klientë.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Compensation”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një rast i shfrytëzimit për prostitucion.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Compensation”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • A. Z., 24 vjeç, banues në Vishnje, Tiranë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
  • E. H., 33 vjeçe, banuese në Kombinat, për veprën penale “Prostitucioni”;
  • Xh. T., 33 vjeç, banues në Kukës, për veprën penale “Prostitucioni”.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se shtetasja E. H., ushtronte aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit me klientë të ndryshëm kundrejt shpërblimeve monetare, ndërsa shtetasi A. Z., bënte ndërmjetësimin me klientët.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit