-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta dhe pranvera, Skënder Brataj: Nuk jemi më të shqetësuar për virusin

Kryesoret

Me ardhjen e pranverës erdhi edhe ulja e fortë e numrit të të infektuarve me koronavirus.

Mjeku Skënder Brataj u shpreh se nuk i shqetëson situata aktuale e covidit në vend, pasi është nën kontroll. Por ai kishte një tjetër merak.

“Ne jetojmë ende me virusin, por situata është shumë e qetë dhe numri i të infektuarve është i ulët. Nuk na shqetëson situata aktuale sepse është e kontrollueshme, por situata e fundit të vitit se çfarë do na vijë dhe si do te përballemi.

Janë rreth 30 pacientë të shtruar në spitalet covid, numri i të infektuarve është i ulët, por gjendja aktuale është i lartë, pasi jo të gjithë bëjnë testin.

Është e qartë që dhe interesi për vaksina ka rënë  sepse kur sëmundja nuk është në nivele të larta bie dhe interesi. Pranvera dhe vera do të jenë të qeta, por gjendja epidemiologjike ndërkombëtare që është në kontroll, por lufta do të na krijojë probleme sidomos Ukraina ku njerëzit rrinë te grumbulluar nëpër bodrume për një kohë të gjatë, bën që infeksioni të përhapet më shumë.

Një tjetër shqetësim është dhe frika nga mutacionet që mund të krijohen gjatë fund vitit. Ky virus do të jetë pjesë e jetës sonë, dhe vaksina do te të jetë arma e vetme që na mbron dhe do të na mbrojë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit