-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD reagon pas shpërthimin në biznesin e Bushatit

Kryesoret

Partia Demokratike ka reaguar pas sulmit që i është bërë kandidatit të bashkisë së Shkodrës Xhemal Bushatit.

Nga deklarata e PD-së është mësuar se Bushati dhe familja e tij jetonin vetëm disa kate sipër biznesit, por siç u raportua ata nuk janë lënduar. Sipas tyre kjo nuk është gjë tjetër veç se bashkëpunimi i krimit me qeverinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Partia Demokratike dënon me ashpërsi sulmin me eksploziv ndaj pronës së kandidatit demokrat për bashkinë e Shkodrës Xhemal Bushati.

Për fat të mirë, familja e zotit Bushati, që banon në të njëjtën godinë, nuk ka lëndime fizike, por ngjarja është tronditëse për ta dhe për qytetarët e Shkodrës. Për fat të keq, gjendja e sigurisë në Shkodër ka vetëm përkeqësim për shkak të aleancës së qeverisë me krimin.

Partia Demokratike u kërkon organeve ligjzbatuese të zbulojnë përgjegjësit e këtij agresioni, që prek drejtpërsëdrejti zotin Xhemal Bushati, një nga personalitetet më të respektuar të qytetit të Shkodrës.

Kush mendon se mund të përkulë demokratët me sulme direkte ose indirekte, i ka bërë llogaritë gabim!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit