-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raportohen tre persona të zhdukur në Kosovë

Kryesoret

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre persona janë raportuar të zhdukur.

Dje një person ka raportuar në polici se djali i tij nga fshati Kufcë e Epërme të Novobërdës ka dalë nga shtëpia që dy ditë dhe më nuk është kthyer. Ai zyrtarëve policorë iu ka thënë se nuk dinë asgjë për vendndodhjen e tij.

Rasti i dytë ka ndodhur në Shtime, ku një infermier në Qendrën Integruese ka raportuar se një pacient i kësaj qendre është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

Ndërkaq, personi i tretë i zhdukur është raportuar nga drejtoresha e Qendrës së Shëndetit Mendor në Mitrovicë të Jugut, ku ka bërë të ditur në polici se një paciente është larguar nga kjo qendër që nga data 23 e muajit mars dhe nuk e dinë ende se ku ndodhet.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të tri rastet janë duke u hetuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit