Shqipëria humbi në minutat finale të sfidës në miqësoren ndaj Spanjës, me rezultatin 2-1, e cila u zhvillua në Barcelonë. Në prononcimin pas ndeshjes, ka folur mbrojtësi i Barcelonës, Erik Garsia ku analizoi këtë takim për kombëtaren iberike:
“Kjo ndeshje ishte mirë që ne të kuptojmë se sa e ndërlikuar është kualifikimi direkt për në Botëror. Në pjesën e parë na mungonte ideja për lojën, por në pjesën e dytë ishim më mirë.
Pas 1-1 patëm një reagim shumë të mirë. Ka kaluar një kohë e gjatë që nuk kemi luajtur të gjithë së bashku dhe është gjithmonë e rëndësishme të fitojmë.
E dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë, sepse trajneri na kishte paralajmëruar për cilësinë e individëve dhe të tyre ku veçohet aftësia për t’u mbrojtur dhe për të shkuar në kundërsulm.
Te goli i Uzunit ishte fati i keq.”, përfundoi Erik Garsia.