Ukraina është e gatshme të diskutojë mundësinë e një statusi neutral si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, por me kusht që një status i tillë të garantohet nga pale të treta dhe të hidhet në referendum, tha Presidenti Volodymyr Zelenskiy në komente të transmetuara të dielën.
Zelenskiy foli me gazetarë rusë në një bisedë 90 minutëshe përmes videos, një intervistë për të cilën autoritetet ruse kishin paralajmëruar mediat ruse që të mos ta transmetonin.
Presidenti ukrainas tha se agresioni rus kishte shkaktuar shkatërrimin e qyteteve me banorë rusishtfolës në Ukrainë dhe tha se dëmi ishte më i rëndë se ai i shkaktuar nga luftrat ruse në Çeçeni.
“Ne jemi të gatshëm të diskutojmë për garanci sigurie dhe neutralitet, për status jo-bërthamor të vendit tonë. Kjo është pika më e rëndësishme,” tha zoti Zelenskiy.