Kanye West dhe Kim Kardashian janë fotografuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit së bashku me fëmijët e tyre teksa kanë ndjekur ndeshjen e futbollit të djalit të vogël Saint.
Pas gjithë atyre trazirave dhe mes dramës që përjetuan, duket se ish-çifti më i famshëm në botë kanë lënë pas krahëve të gjitha këto për t’i qëndruar pranë fëmijëve në momentet e tyre më të rëndësishme.
Në foto, Kim dhe Kanye zgjodhën veshje të ngjashme teksa qëndronin afër prindërve të tjerë.
Kim i qëndroi pranë vajzës North, kishte veshur një pulover gri dhe gërshetat e saj të gjelbra, duke u relaksuar në një karrige.
Ndërsa ishte ulur, Kim gjeti gjithashtu kohë për të takuar dhe disa nga miqtë e saj. Kanye dukej goxha i lumtur teksa shikonte me krenari Saint-in të dilte në fushë, duke filmuar çdo moment të mundshëm.
Që kur Kim zbuloi për herë të parë se kishte paraqitur kërkesë për divorc nga Kanye në shkurt të vitit 2021, ka qenë një rrugë e vështirë për çiftin, veçanërisht Kanye.
Kim, e cila së fundmi fitoi betejën e saj për t’u shpallur ‘ beqare ‘ në gjykatë tashmë është në një romancë me komedianin Pete Davidson , 28 vjeç.