Çokollata e zezë është në mesin e ushqimeve të shëndetshme për zemrën, sipas studimeve të ndryshme. Kur nuk është e ngarkuar me sheqer dhe yndyra të ngopura, ajo përveç zemrës, ka edhe benefite të tjera.
“Ngrënia e çokollatës së zezë është e shëndetshme. Studimet tregojnë se ngrënia e një sasie të vogël të çokollatës së zezë ndikon në shëndet. Ajo ka shumë kalori, si çdo çokollatë tjetër, por në sasi të vogla mund të përshtatet në një dietë të ekuilibruar mirë”, ka deklaruar Poulina Uddin, kardiologe amerikane.
Çokollata përmban antoksidantë, duke ndihmuar në luftimin e inflamacionit dhe mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga viruset apo toksinat.
Disa copëza çokollatë të zezë në ditë mund t’iu bëjnë të ndiheni më mirë dhe më të shëndetshëm.