Detaje të reja janë bërë publike nga zjarri i rënë mbrëmjen e së shtunës në komisariatin e Kamzës, aty ku humbi jetën i ndaluari Arben Mici, ndërsa u plagosën dy të tjerë, një efektiv policie dhe i ndaluari tjetër Dilaver Idizi.
Nga hetimet mësohet se Arben Mici i ka vënë flakën një batanije teksa ishte në dhomë së bashku me Dilaver Idizin, i cili është munduar të shuaj flakët bashkë me policinë. Si pasojë e zjarrit 26-vjeçari Arben Mici ndërroi jetë.
Për këtë rast janë ndaluar dy punonjës policie, ndërsa 3 të tjerë janë nën hetim. Në pranga kanë rënë Inspektorët Fatmir Isufi dhe Hajredin Boja, i cili mbeti i plagosur, ndërsa po hetohen në gjendje të lirë inspektorët Lutfi Muça, Mark Marashi dhe Komisari Ylli Çollaku.
Punonjësit e policisë akuzohen se kanë lejuar mbajtjen dhe përdorimin e mjeteve ndezëse nga shtetasit e arrestuar Arben Mici dhe Dilaver Idrizi.