Gilmando Dani, i njohur edhe si miku i ngushtë i Emiljano Shullazit ka dalë nga regjimi i posaçëm “41 bis” dhe është transferuar në burgun e sigurisë së zakonshme në Rrogozhinë.
Mësohet se Danit, ndryshe nga miku i tij, nuk i është përsëritur izolimi në regjimin e posaçëm.
Të vetmit persona nga grupi Shullazi që gjenden akoma në regjimin “41 bis” janë Emiljano Shullazi dhe Endrit Qyqja.