-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Guvernatori i Bankës së Anglisë paralajmëron për goditjen më të madhe energjetike që prej viteve ’70-të

Kryesoret

Guvernatori i Bankës së Anglisë (BoE) Andrew Bailey ka paralajmëruar se tronditja e të ardhurave të britanikëve nga rritja e çmimeve të energjisë do të jetë më e madhja që nga vitet 1970.

Kjo, për shkak të luftës në Ukrainë.

Lajmin e bën të ditur sektori financiar i Yahoo-s.

“Kjo është me të vërtetë një tronditje historike për të ardhurat reale”, u shpreh fillimisht Bailey.

Guvernatori anglez gjendej në një event të thirrur nga instituti i mendimit Bruegel në Bruksel.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe sanksionet ekonomike kanë shkaktuar një rritje të madhe të çmimeve të naftës dhe gazit.

Çmimet e energjisë elektrike janë rritur me 19.2 për qind në Britani që nga prilli i vitit 2021, ndërsa çmimet e gazit janë rritur me 28.3 për qind vitin e kaluar.

BoE-ja ka ndërmarrë nisma të kujdesshme për të kontrolluar inflacionin duke shmangur një recesion të shkaktuar nga ngadalësimi ekonomik.

Në komentet e tij të para që nga rritja e normës së marsit, Bailey shtoi se banka qendrore ka filluar të shohë prova të një ngadalësimi të rritjes ekonomike të Mbretërisë së Bashkuar.

Ndërsa kostoja e jetesës është vendosur të rritet ndjeshëm këtë vit, guvernatori parashikon që ulja e shpenzimeve mund të ndihmojë në zbutjen e inflacionit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit