-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I urrejnë kritikat, zbuloni për cilat shenja bëhet fjalë

Kryesoret

Kritikat janë shumë të vështira për ti pranuar dhe shpesh herë ato prishin dhe miqësi. Por tre shenja të horoskopit nuk durojnë dot fare ti kritikosh, zbuloni se cilat janë ato.

Dashi

Impulsiviteti është pjesë e cilësive të personave të kësaj shenje. Nuk i pranojnë gabimet që bëjnë, dhe nëse dikush u thotë diçka për sjelljet apo veprimet e tyre, reagojnë shumë keq. Mundet edhe t’i japin fund miqësisë me atë person. Janë shumë gjaknxehtë dhe nervozë, ndaj mendojnë se çdo kritikë është një mënyrë për të ofenduar personalitetin e tyre. Ata mendojnë gjithashtu se të tjerët mund të jenë edhe xhelozë për ta, ndaj edhe i kritikojnë.

Binjakët

Janë shumë të komunikueshëm, dinë si të hyjnë  e të dalin nga çdo bisedë, por problemi është se një gjë të tillë e bëjnë kur kanë njëfarë interesi për situatën, apo kur kanë nevojë për diçka. Janë njerëz që duket sikur i pranojnë kritikat, por më vonë nisin një bisedë ku vënë në dukje gabimet apo të metat e personit tjetër, duke treguar se janë ata në gabim. Marrin shumë kritika dhe komente negative, sepse shpesh i braktisin gjërat në mes, ose presin që dikush t’i ndihmojë për t’i çuar në fund.

Shigjetari

Kur marrin pjesë në një diskutim, duan që ta thonë ata fjalën e fundit, edhe kur mendojnë se janë në gabim. Thjesht nuk janë në gjendje të pranojnë defektet e tyre. Shumë gjaknxehtë, flasin shpesh pa i menduar pasojat e fjalëve të tyre. Rrallë kërkojnë falje dhe nëse dikush i kritikon për diçka, reagojnë shumë keq. Durimi është një cilësi që të nevojitet, nëse do të kesh pranë një person të shenjës së Shigjetarit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit