Kancelari gjerman Olaf Scholz ka thënë se pushtimi i Ukrainës është “kthimi në imperializëm” dhe kjo gjë duhet parandaluar.
“Ne të gjithë duhet të përgatitemi për faktin se kemi një fqinj që aktualisht po përdor dhunë. Dhe ne duhet ta parandalojmë që kjo të bëhet kod praktike,” tha Scholz.
Gjermania po diskutonte blerjen e një sistemi të mbrojtjes kundër raketave sipas Scholz ndërkohë që paralajmëroi Rusinë në lidhje me një sulm të mundshëm.
“Mos guxoni të na sulmoni”, paralajmëroi ai.
Ai shtoi se Gjermania dhe NATO nuk do të angazhohen me forca ushtarake, qoftë dhe paqeruajtëse në Ukrainë.
“Megjithëse Zelensky ka të drejtë që kërkon ndihmë nga të gjithë në botë, ne nuk do të angazhohemi me forcat ushtarake edhe nëse i quani trupa paqeruajtëse, nuk do të krijojmë një zonë ndalim-fluturimi. Masa të tilla do të ishin fillimi i një konfrontimi të madh midis NATO-s dhe Rusisë”, shtoi ai.
Sipas Scholz, NATO po përgatitej për masa dramatike në rast se Rusia do të përdorte armë biologjike dhe kimike.
“NATO nuk do të jetë pjesë e kësaj lufte. Përdorimi i armëve biologjike dhe kimike mund të mos ndodhë. Mos guxoni ta bëni“.- tha ai duke lëshuar një paralajmërim të drejtpërdrejtë për Rusinë.