-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kovaçevski bisedon me homologun ukrainas: Jemi gati të presim refugjatë

Kryesoret

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se mbrëmjen e djeshme ka realizuar një bisedë telefonike me kryeministrin ukrainas Denys Shmyhal.

“I përcolla se bashkë-ndjejmë me Ukrainën dhe në të njëjtën kohë admirojmë guximin me të cilin ukrainasit mbrojnë lirinë e tyre dhe sovranitetin e shtetit”, shkruan Kovaçevski.Kovaçevski thekson se ka njoftuar homologun ukrainas se Maqedonia e Veriut pajtohet me politikën e jashtme dhe politikën e sigurisë të vendeve anëtare në BE dhe NATO.

Gjithashtu Kovaçevski i ka përcjellë homologut të tij se si shtet  “jemi të gatshëm të pranojmë qytetarët e Ukrainës nëse ata kërkojnë strehim të përkohshëm në vendin tonë dhe mbetemi në kontakt për të gjitha aktivitetet e ardhshme për mbështetje dhe ndihmë”, ka shkruar mes tjerash Kovaçevski.

Kryeministri ukrainas falenderoi Shkupin për mbështetjen dhe ndihmën  e dhënë popoullit të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit