-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krimet e rusëve në Mariupol mund të cilësohen si gjenocid

Kryesoret

Prokurorja e Përgjithshme në Ukrainë Irina Venediktova nuk e përjashton cilësimin si gjenocid të krimeve në Mariupol.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase që citojnë kryeprokuroren gjatë një konference për shtyp.

“Ato që po ndodhin në Mariupol nuk janë më krime lufte… Lufta ka rregulla, por këtu nuk ka rregulla. Unë e shikoj nga këndvështrimi i mundësisë së cilësimit të gjenocidit, kur i gjithë qyteti mbahet peng. Ku njerëzit janë pa ujë, pa ushqim, pa ngrohje”, deklaroi fillimisht zyrtarja e lartë ukrainase.

Prokurorja e Përgjithshme theksoi se të rriturit dhe fëmijët janë dëbuar nga Mariupol.

Lidhur me këtë, oficerët e zbatimit të ligjit hapën dy raste deportimi.

“Një tjetër çështje ka të bëjë me dëbimin nga Ukraina dhe një tjetër ka të bëjë me dëbimin e fëmijëve. Më shumë se dy mijë fëmijë u dëbuan vetëm nga Mariupol-i. Për çfarë bëhet fjalë? A është ky thjesht një krim lufte?”, shtoi gjatë fjalës së saj Venediktova.

Ajo theksoi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të shkatërrojë Ukrainën si shtet dhe popullin ukrainas si komb.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit