Këtë të mërkurë lideri demokrat Sali Berisha, ka mbajtur takimin me fermerët në Berat, i cili ka folur për sfidat të cilët ata përballen dita-ditës në sektorin e bujqësisë, nga i cili ka shprehur mbështetje absolute sapo PD të vijë në pushtet, që nga taksa e naftës e deri tek grandet dhe bonuset.
Ndërsa një militant i PD-së teksa mori fjalën tha se po erdhi doktori sërish në krye të qeverisë, jeta do të zgjatet, përndryshe do të vdesim.
Kurse një tjetër e ka me ata demokratë që kanë mbështetur Lulzim Bashën. Ai thotë se mbështetësit e Bashës duhet të “bëjnë refleks”.









