Në fund të këtij sezoni, Napoli do të humbasë kapitenin e skuadrës, Lorenco Insinje, i cili do të udhëtojë drejt Kanadasë, ku do të bëhet pjesë e Torontos.
Luçiano Spaleti ka nisur punën menjëherë për të gjetur zëvendësuesin e italianit, ku opsionet nuk mungojnë.
Përveç emrave si Berardi dhe Traore, emri i fundit në listë është i mesfushorit shqiptar që përfaqëson Belgjikën, Adnan Januzaj.
27-vjeçari nuk do të rinovojë me Real Sociedadin dhe do të largohet me parametra zero në fund të sezonit.
Spaleti nuk po mendon të harxhojë shumë para nga buxheti i klubit, kështu që Januzaj shikohet si lojtari që mund të arrihet më lehtë.