-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani për Al Jazeera: Nëse i japim Putinit atë që do, demokracia humbet

Kryesoret

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në një intervistë për Al Jazeera ka thënë se nëse presidenti i Rusisë Vladimir Putin merr atë që do, tregon se ky është fundi i demokracisë.

Osmani duke folur për luftën në Ukrainë theksoi se të gjithë së bashku duhet të sigurohet që regjimi i Putinit do të bjerë.

“Nëse ne e lejojmë Putinin që të merr atë që do, ky është fundi i demokracisë. Ky është fundi i rregullave të të drejtës ndërkombëtare. Për këtë arsye të gjithë së bashku vendet e mëdha dhe të vogla duhet që të punojnë së bashku që të ndalohet ajo se çka është duke bërë tani Rusia dhe të sigurohemi që regjimi i Putinit do të bjerë”.

E para e shtetit të Kosovës shtoi se regjimet autokratike asnjëherë nuk kanë siguruar paqe të qëndrueshme në asnjë vend të botës. Kujtojmë se presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron në një vizitë zyrtare në Katar ku ka takuar krerët më të lartë të këtij vendi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit