Një ngjarje banale ka ndodhur në Kombinat në zonën e njohur si Rruga e Qelqit. Dy persosna përkatësisht 24 dhe 45 vjeç kanë goditur me grushte njëri-tjetrin.
Nga informacionet e para është mësuar se të dy djemtë janë aktualisht të shoqëruar në polici.
Informacioni i policisë
Më datë 28.03.2022, në Kombinat, në Rrugën e Qelqit, janë konfliktuar dhe kanë goditur me grushte njëri-tjetrin, shtetasit D. V., 25 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, të cilët janë shoqëruar në Komisariat.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrrthanave të konfliktit.