Një telefonatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Grudë mesditën e së hënës ka alarmuar policinë në Shkodër.
Menjëherë pas njoftimit, forcat e policisë mbërritën në vendin nga ku pretendohej se ishin dëgjuar të shtënat, por nuk kanë zbuluar asgjë.
Policia ka bërë të ditur se njoftimi ka qenë i rremë. Megjithatë, pritet ende të hetohet mbi telefonatën dhe personin që dha njoftimin.