-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj reagon për inceneratorët: Kuvendi të autorizojë arrestimin e Bllakos

Kryesoret

Enkelejd Alibeaj përmes një postimi në Facebook ka reaguar për arrestimet nga SPAK në lidhje me aferën e inceneratorëve.

Ai ka kërkuar mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako.

Alibeaj theksoi se Partia Demokratike është e vendosur t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve.

Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani.

Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë”, ka shkruajtur Alibeaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit