Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar këtë të martë për arrestimet e fundit të SPAK mbi aferën e inceneratorëve dhe kërkesën ndaj Kuvendit për autorizimin e arrestimit të deputetit Bllako.
Këlliçi u shpreh se këta janë peshqit e vegjël, ndërsa sipas tij prangat duhet të “tunden” mbi Agaçin, Ahmetajn, Veliajn dhe Edi Ramën.
“I bëj thirrje Ramës dhe PS-së t’i hapë rrugë arrestimit të Bllakos. Shqiptarët nuk duhet të harrojnë se Bllako dhe Koka janë pikënisja, prangat duhet të tunden mbi Agaçin, Ahmetajn, Veliajn dhe Edi Ramën.
Këta janë ideatorët dhe përfituesit e vërtetë”, tha Këlliçi.