Një vendim drastik i minutës së fundit ka ardhur nga vendet e Beneluksit, ku sipas raportimeve nga mediat evropiane, Belgjika ka dëbuar 21 diplomatë rusë dhe Holanda ka bërë të njëjtën gjë me 17 të tjerë.
Arseja e dëbimit, janë akuzat mbi spiunazh prej këtyre diplomatëve, në të dy vendet evropiane.
Konkretisht, nuk bëhet me dije se çfarë veprimesh kanë kryer diplomatët ose çfarë hetimesh janë bërë nga autoritetet lokale për të nxjerrë këto përfundime.