-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Caktohet çmimi i naftës dhe benzinës, gazi “fluturon” në 116 lekë

Kryesoret

Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja të shitjes së karburanteve në tregun vendas. Sipas vendimit, çmimi i naftës për periudhën 29 Mars – 31 Mars 2022 do të  jetë 237  lekë/litri, ndërsa çmimi i benzinës 211 lekë/litri. Për të njëjtën periudhë kohore, çmimi i gazit do të shitet 116 lekë/litri. Kjo shënon një ulje të çmimit të karburanteve, por një rritje të çmimit të gazit. Nga 245 lekë/litri, nafta ka shënuar ulje prej 8 lekësh, ndërsa çmimi i benzinës nga 218 lekë/litri, është ulur me 7 lekë. Ndërkohë, çmimi i gazit është rritur me 6 lekë nga 110 lekë/litër që ishte më përpara. Sipas Bordit të Transparencës, këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

VENDIMI

Bordi i Transparencës i mbledhur në datë 29 mars 2022 vendosi çmimet e reja të shitjes së karburanteve me pakicë dhe shumicë për tregun vendas. Këto çmime reflektojnë ndryshimet që janë shfaqur në tregjet ndërkombëtare.

Nisur sa më sipër, Bordi i Transparencës i ngritur me vendim qeverie, me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë, bazuar në metodologjinë e ndërtimit të çmimeve sipas nenit 21/5 të Aktit Normativ, vendosi:

Çmimi me shumicë i nënproduktit gazoil do të jetë 225 lekë/litër dhe nënproduktit benzinë do të jetë 199 lekë/liter për periudhën 29 mars- 31 mars 2022

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 për periudhën 29 mars – 31 mars 2022, të jetë 237 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 211 lekë/litri.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz për periudhën 29 mars- 31 mars 2022, të jetë 116 lekë/litri dhe me shumicë 104 lekë/litri.

Vendimi i Bordit hyn në fuqi dhe do reflektohet në datë 29 mars, ndërkohë që mbledhja e ardhshme do të jetë ditën e enjte, datë 31.03.2022 me qëllim pasqyrimin në çmimin e shitjes me pakicë të këtyre nënprodukteve, të ndryshimeve të mundshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës është i detytuar të zbatojë Vendimin e Bordit të Transparencës, në lidhje më çmimet e shitjes me shumicë dhe pakicë.

Organet ligjzbatuese do të kontrollojnë zbatimin e vendimeve të Bordit të Transparencës çdo ditë.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullim aktiviteti,heqje licence dhe sekuestrim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit