-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kapen me drogë dy shqiptar ne Itali, përplasen me policinë

Kryesoret

Policia italiane ka vënë në pranga një 29-vjeçar shqiptar dhe ka shpallur në kërkim një tjetër 33-vjeçar për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas mediave italiane, gjatë hetimeve të kryera policia ka ndaluar dy shqiptarët në Brianza në Milano në momentin që njëri prej tyre po merte diçka nga sedilja e pasme ndërsa tjetri futi një letër në xhep.

Sapo policia ju afrua 29-vjeçari tentoi të hypte në makinë por u neutralizua, ndërkohë 33-vjeçari u largua me këmbë për të hipur në makinën e tij të cilët e kishte të parkuar pak metra më tutje. Në momentin që hipi një makinë një oficer policie ‘ju hodh’ sipër për ta ndaluar por 33-vjeçari i dha gaz me shpejtësi të lartë duke e hedhur agjentin përtokë.

Ndërkohë nga kontrollet e ushtruara në një magainë, çelësat e së cilës i kishte 29-vjeçari, u gjetën shtatëqind gramë kokainë dhe njëpeshore precize. Ndërkohë nga kontrolli në shtëpi, u gjetën letra me shënime emrash dhe numrash (“regjistër” klientësh), si dhe katërqind gramë të tjera kokainë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit