-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kovaçevski: Kujdes me ‘fake news’ që shpërndan Rusia

Kryesoret

Vigjilenca është veçanërisht e rëndësishme në përballjen me dezinformatat dhe gënjeshtrat që vijnë nga Rusia, të cilat janë kërcënim real për procesin demokratik në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor, tha kryeministri i Maqedonisë Dimitar Kovaçevski në fjalimin e tij në Mbledhjen e Kryetarëve të Qeverive të Evropës Juglindore, shtete anëtare të NATO-s, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.

Kovaçevski theksoi se ai dhe kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov, i Rumanisë Nikolae Çuka dhe i Malit të Zi Zdravko Krivokapiç në takim kishin për qëllim të theksojnë rreziqet dhe kërcënimet e mundshme, si dhe të theksojnë premisat që duhet të çojnë në rezistencë dhe koordinim më të mirë mes vendeve të Evropës Juglindore.

“Ky takim dërgon një mesazh edhe më të fortë për unitet dhe solidaritet me Ukrainën. Ky takim e hap rrugën për të parandaluar çdo ndikim të mundshëm në sigurinë dhe stabilitetin tonë në kontekstin e pasojave të mundshme që mund të lindin nga kriza aktuale e sigurisë dhe humanitare në Ukrainë,” theksoi Kovaçevski dhe shtoi se vendet pjesëmarrëse në këtë takim mbeten të palëkundura në dënimin e luftës në Ukrainë si dhe pushtimin e paligjshëm dhe ilegjitim nga ana e Rusisë.

Duke folur për rëndësinë e Aleancës Veri-Atlantike në këtë kohë krize, kryeministri i Maqedonisë theksoi se të jesh anëtar i NATO-s është privilegj dhe përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe.

“Maqedonia e Veriut shënoi dyvjetorin e anëtarësimit të plotë në NATO, si garanci për sovranitetin dhe integritetin e saj territorial, si dhe investimin në sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Anëtarësimi i vendit tonë në NATO është tregues i fortë i vlerës së politikës së “dyerve të hapura” si parim themelor se të gjitha vendet kanë të drejtë të zgjedhin rrugën e tyre, prioritetet e tyre të politikës së jashtme dhe aranzhimet e sigurisë”, theksoi Kovaçevski.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit