Delegacioni rus në bisedimet Rusi-Ukrainë në Stamboll njoftoi dy hapa për të de-përshkallëzuar konfliktin ndaj Ukrainës pas ditës së parë të bisedimeve, njoftoi agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti.
RIA, duke cituar delegacionin rus, tha se hapat përfshinin një “reduktim drastik të aktivitetit ushtarak në drejtimet e Kievit dhe Chernihiv” dhe gjithashtu mundësinë e një takimi midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për fillimin e vendosjes së paqes.
Kreu i delegacionit rus, ndihmësi i presidentit Vladimir Medinsky, i quajti negociatat “konstruktive”.
Ndërkohë, këshilltari presidencial ukrainas, Mykhailo Podolyak tha se është bërë mjaft përparim gjatë bisedimeve midis delegacioneve ruse dhe ukrainase për të lejuar takimin e Putinit dhe Zelenskyt. Duke folur në Stamboll pas bisedimeve të përfunduara midis dy palëve të martën, Podolyak tha se tani kishte një “gjasë” që të dy presidentët mund të takohen.
“Ne kemi dokumente të përgatitura tani që lejojnë presidentët të takohen në baza dypalëshe,” tha ai.
Bisedimet midis dy palëve do të “vazhdojnë online 24/7”, tha Podolyak, duke shtuar se Ukraina ka nevojë për formulim të qartë ligjor.
“Delegacioni rus është konstruktiv dhe i vetëdijshëm. Kjo nuk do të thotë se negociatat janë të lehta. Ato janë shumë të vështira. Por pala ruse po i kushton vëmendje propozimeve ruse, propozimeve të Ukrainës,” shtoi ai.