Tre nxënës janë përfshirë në një sherr në një gjimnaz në lagjen nr. 17, Korçë, ku dy prej tyre kanë përfunduar në spital me plagë. Ndërsa nxënësi i tretë, që dyshohet si autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme, tha policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Korçë/Informacion paraprak
Mesditën e sotme, jemi njoftuar se në lagjen nr. 17, Korçë, në ambientet e një shkolle të mesme, janë përfshirë në një konflikt tre nxënës, të cilët për pasojë kanë marrë dëmtime fizike. Dy prej tyre, aktualisht po marrin mjekim në Spitalin e Korçës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Autori i dyshuar i ngjarjes, (me dëmtime të lehta) ndodhet në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.