SPAK lëshoi sot 9 urdhër arreste për dosjen e inceneratorit të Fierit. 7 prej zyrtarëve, mes tyre tre drejtorë aktualë të shtetit përfunduan në burg. Dy anëtare të komisionit të vlerësimit të ofertave u lanë në masë më të lehtë, arrest shtëpie. Ato janë Sabina Cenameri dhe Etleva Kondi.
Pak javë më parë e thirrur në komisionin hetimor për inceneratorët, ish-anëtarja e komisionit për prokurimin e inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri tërhoqi vëmendjen e mediave, pasi nuk i mbajti dot lotët duke sjellë ndërprerjen e seancës. Sot gjykata vendosi që ta linte në arrest shtëpie.
Gjithashtu edhe Etleva Kondi që ka qenë anëtare e komisionit të inceneratorëve është lënë në burg. Po ashtu mësohet se Kondi ka firmosur dhe për energjinë për inceneratorin e Elbasanit, ndërkohë që refuzoi ftesën e Komisionit Hetimor për të dëshmuar, duke qenë se ishte person nën hetim.