-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si vendoset çmimi i karburanteve? Braçe kërkon transparencë dhe ngre dyshime

Kryesoret

Erion Braçe, deputet i PS, ka ngritur dyshime mbi vendosjen e çmimit të karburanteve. Ai ka kërkuar nga qeveria që të bëhet transparencë nga Bordi mbi transaksionet e importit të naftës në vendin tonë dhe importuesit.

“Mbi ç’baza ligji vepron Bordi dhe vendos çmimet? A ka mundësi të bëjë dikush nga qeveria transparencë për transaksionet? Kush e ble naftën dhe kush e sjell? Ku e sjell dhe ku e depoziton? Se përmendet një term që nuk ekziston fare në ligj ‘depozitues i regjistruar’”,-tha deputeti i PS-së.

Braçe bëri thirrje se duhet të rishikohet akti normativ mbi hidrokarburet sa më shpejt të jetë e mundur sepse nuk ka qartësi. Ai preku edhe faktin se përherë të parë, pikat e bardha të tregtimit të naftës dhe ato të brenduara kanë çmim të unifikuar të hidrokarbureve, kur më herët pikat e bardha e kishin shumë më të ulët dhe kjo tregon se nuk ka më konkurrencë.

Gjithashtu, deputeti socialist propozoi të hiqen fare nga tregu pikat e karburanteve që nuk tregtojnë as 500 litra naftë në ditë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit