-sidi education-spot_img
32.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina: Rusia po bombardon depot e karburanteve

Kryesoret

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se forcat ruse po vazhdojnë sulmet me raketa në lagjet e banuara në mbarë vendin.

Por, ushtria ruse, sipas shtabit, është e përqendruar në sulmet ndaj depove të karburanteve në përpjekje për të shkaktuar “komplikime logjistike” dhe “për të krijuar kushte për krizë humanitare”.

Në ditët e fundit, depo të karburanteve në disa qytete ukrainase, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev, por edhe Lviv, është raportuar se kanë qenë cak i sulmeve.

Ushtria ukrainase po ashtu pretendoi se njësitë ruse po terrorizojnë banorët lokalë të Kievit, Zaporizhjas, Hersonit dhe Harkivit, përmes plaçkitjeve, rrëmbimeve dhe mbajtjes peng të civilëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit